Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në aksin Vlorë - Radhimë

Rreshjet e shiut që kanë rënë me intensitet përgjate gjithë ditës, kanë krijuar përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës, në rrugën “Kosova”, rruga te Albano dhe Romina, si dhe rruga pranë Bibliotekës Publile “Shefqet Musaraj”.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime përgjatë gjithë ditës kanë qenë në terren për të minimizuar sadopak situatën. Rrugët janë të kalueshme me vështirësi. Probleme ka edhe në aksin Vlorë - Radhimë.

Rruga është bllokuar, duke shkaktuar probleme në kalimim e automjeteve në këtë zonë.

Si pasojë e reshjeve të shiut gjate gjithë ditës, ka pasur shkarje të dherave.

Rreshktitja e dherave kanë bllokuar rrugën, duke e bërë të pakulueshme nga automjetet.