Vasili: Qeveria di vetëm të marrë borxhe, nuk rimbursoi barnat antiCovid

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për situatën politike në vend.

Vasili thekson se qeveria di vetëm të marrë borxhe dhe se nuk rimburson barnat antiCovid.

“Qeveria merr vetëm borxhe. Borxhi paguhet nga qytetarët shqiptarë. Borxhi 60 milionë euro nuk ka transparencë. Shqipëria është në nivel të ulët vaksinimi. Qeveria nuk ofronrimbursim për barnat antiCovid. Nuk ka rimbursime për ilaçet, qeveria është kthyer në fasadë. Këta marrin borxhe dhe vetëm borxhe. Merret borxh për të paguar borxhet.

Në kohën e Berishës u mor vetëm një borxh. Nuk e di se për çfarë i shërben Ramës borxhi. Jemi vend i vogël për të marrë kaq shumë para hua. Qëndrimet e Rilindjes janë kundër interesave të shqiptarëve dhe interesave të Kosovës. Rama drejton qeverinë, që është e dyta në botë për korrupsion dhe nuk e di sesi Rama flet për luftën ndaj korrupsionit përkrah Eskobarit”, deklaroi Vasili.