VIDEO-SYRI TV/ Përmet dhe Këlcyrë, mbi 80% e delegatëve firmosën për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Këtë të enjte u bën publik emrat e delegatëve të Partisë Demokratike në degët e Përmetit dhe Këlcyrës, të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sekretari i PD në Përmet Alson Lipe, u shpreh se kanë firmosur 44 nga 60 delegatë ndërsa Moreno Allamani, kryetar i forumit rinor të PD në Këlcyrë u shprehën se në këtë degë kanë firmosur 32 nga 45 delegatë.