'CTRL-A': Ministrat e Kosovës, meraklinj të teknologjisë

Laptop, kompjuter, televizor e shumë pajisje të tjera të teknologjisë informative cilat u blenë nga ministritë e Qeverisë Kurti i kushtuan buxhetit të shtetit mijëra euro. Po bëhen gati 9 muaj prej që Qeveria Kurti erdhi në pushtet. Tani që jemi në përfundim të vitit kalendarik, ajo që bie në sy është fakti që ministritë të cilat udhëheqen nga ministra që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë këtyre muajve shpenzuan mijëra euro për furnizim me teknologji informative.

Syri.net Kosova më poshtë iu sjell disa prej shpenzimeve që bën ministritë e Qeverisë Kurti gjatë këtyre muajve.

Ministria e Arsimit

Kjo ministri udhëhiqet nga ministrja Arbërie Nagavci. MAShT në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative, shpenzoi afër 90 mijë euro. Në kontratën e dhënë me 23 korrik të këtij viti, MAShT u furnizua me dhjetëra laptop e kompjuterë.

Ministria e Ekonomisë

Kjo ministri udhëhiqet nga ministrja Artane Rizvanolli. Në kontratën e dhënë me 20 korrik të këtij viti, ME shpenzoi 1 mijë e 995 euro.

Ministria e Financave

Kjo ministri udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati. MF në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative shpenzoi 14 mijë e 597 euro. Kontrata u dha në shtator të këtij viti.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo ministri udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari. MINT në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative shpenzoi 24 mijë e 382 euro. Kontrata u dha në shtator të këtij viti.

Ministria e Infrastrukturës

Kjo ministri udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu. MI në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative shpenzoi 1 mijë e 990 euro.Kontrata u dha në tetor të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes

Kjo ministri udhëhiqet nga ministri Armend Mehaj.MB në kontratën e fundit për furnizim me TV Smart shpenzoi 6 mijë e 500 euro.Kontrata u nënshkrua para pak ditësh.

Ministria e Punëve të Brendshme

Kjo ministri udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla. MPB në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative shpenzoi 940 euro. Kontrata u dha në muajin qershor.

Ministria e Shëndetësisë

Kjo ministri në kohën sa u drejtua nga ministri Arben Vitia shpenzoi mijëra euro. MSH në kontratën e fundit për pajisje të teknologjisë informative shpenzoi 45 mijë e 170 euro. Kontrata u dha në muajin qershor.

 

Në total për këto kontrata ministritë në Qeverinë Kurti shpenzuan afër 200 mijë euro nga buxheti i shtetit.