Hap historik për ndalimin e duhanit nga Zelanda e Re për gjenerata e ardhshme
Zelanda e Re ka njoftuar se do ta ndalojë pirjen e duhanin për gjeneratën e ardhshme, në mënyrë që ata që janë 14 vjeç e poshtë sot të mos jenë kurrë ligjërisht në gjendje të blejnë duhan.
'Legjislacioni i ri nënkupton se mosha e ligjshme e pirjes së duhanit do të rritet çdo vit, për të krijuar një brez pa duhan të Zelandës së Re', tha të enjten ministrja e shëndetësisë Dr Ayesha Verrall.
“Kjo është një ditë historike për shëndetin e popullit tonë,” tha ajo.
Qeveria njoftoi rritjen e moshës së bashku me masat e tjera për ta bërë duhanin të papërballueshëm dhe të paarritshëm, në përpjekje për të arritur qëllimin e saj për ta bërë vendin tërësisht pa duhan brenda katër viteve të ardhshme.
Sipas medias britanike Guardian, në kuadër të planit të ri do të ulet edhe niveli i nikotinës në produktet e duhanit.
Lëvizja u mirëprit nga ekspertët e shëndetit publik.
“Zelanda e Re po udhëheq edhe një herë botën me “planin e saj pa duhan 2025”, tha Dr Natalie Walker, drejtore e Qendrës për Studimet e Varësisë në Universitetin e Auckland.
Profesori i shëndetit publik Chris Bullen nënvizoi se reduktimi i nikotinës në cigare është i pari në botë dhe tha se “të gjitha dëshirat e mia janë realizuar”.
Zelanda e Re, e cila kohët e fundit ka miratuar shumë ligje të reja për të reduktuar përdorimin e duhanit, ka filluar të korrë përfitimet e këtyre hapave.
Sipas një studimi, raporti i duhanpirësve ndaj popullsisë në Zelandën e Re ishte 18 për qind në vitin 2010.
Kjo normë u ul në 11.6 për qind në vitin 2018.