VIDEO/ Po kalonte rrugën por përplaset nga benzi, përfundon në spital 50-vjeçarja

Nje aksident ka ndodhur në Lagjen 10 korriku në Vlorë. Një automjet tip benz ka aksidentuar një kalimtare të moshës 50-vjeçare e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja po kalonte rrugën në momentin që është aksidentuar nga automjeti.

Policia është në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e aksidentit.