Sekuestrohen 200 kg marijuanë në Shkup, arrestohen disa persona

Gjatë një aksioni policor në Shkup sot në mbrëmje janë arrestuar disa persona.

Ndërsa bëhet me dije se janë sekuestruar rreth 200 kilogramë marihuanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë aksionin dhe bëjnë të ditur se informacione shtesë do të ketë gjatë ditës së nesërme për këtë aksion policor që vijon ende.