‘Luftë’ në rrugët e Shqipërisë/ Shifra tronditëse: 3212 aksidente dhe 165 viktima brenda vitit

165 humbje jete gjatë vitit 2021 për shkak të aksidenteve rrugore, janë një shifër tronditëse për popullsinë tonë relativisht të ulët edhe në raport me rajonin.

Aksidentet rrugore janë shndërruar një tjetër vrasës i shqiptarëve, të cilët për shkak të shpejtësisë së madhe, mos respektimit të rregullave të qarkullimit kanë sjellë këtë shifër tragjike prej 165 viktimash.

Autoambulancat e qendrës kombëtare të urgjencave, të cilat shkojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, raportojnë në kohë reale për numrin e aksidenteve, i cili mbetet i lartë.

“Nga janari deri në fund të nëntorit janë 3212 aksidente, përfshire edhe ato me motor dhe mjete të rënda”, thotë Skender Brataj.

Por një tjetër problem është ndihma e shpejtë që nuk dimë ta japim, pasi për të ndihmuar të aksidentuarit nxitojmë që t’i trasportojmë ata menjëherë, por në fakt më shume i dëmtojmë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë paralizë të të aksidentuarve.