Situata ekonomike/ Malaj: Qeveria ka rritur varfërinë. Soko: Pagat nuk sigurojnë as minimumin jetik

Profesori i Ekonomisë Arben Malaj dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko, në lidhje Skype me moderatoren Juli Krisafi, në emisionin Ora 19:00,  në Syri Tv, folën për situatën ekonomike në vend.

Malaj theksoi se qeveria ka rritur varfërinë, ndërsa Soko vlerësoi se pagat që marrin shqiptarët nuk sigurojnë as minimumin jetik.

Arben Malaj: Shqipëria është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë, varfëria është shtuar në vend. Përgjegjësi duhet të ndjejë qeveria, deputetët dhe Banka e Shqipërisë. Ne akoma llogarisim minimumin jetik. Kemi vite që notojmë në ujërat e varfërisë. Rritja e varfërisë sjell edhe rënien e lindjeve. Qeveria nuk ka kredibilitet. Qeveria vetëm ka rritur varfërinë. Trendi i ekonomisë është negativ. Ka rritje për shkak se thjesht janë hedhur më shumë para në treg dhe është rritje që vjen nga borxhi. Paratë shkojnë në duart e qeveritarëve. Oligarkët janë ata që kanë marrë paratë dhe jo njerëzit. Qeveria ka dhënë zero ndihmë për të ndihmuar ekonominë.

Qeveria nuk ka në fokus ndihmën e qytetarëve ekonomikisht. Sistemi i mbotjtjes sociale në Shqipëri është i dobët dhe i kam thënë qeverisë që të heqë dorë nga projekte marramendëse si do të hedhim satelitë, unë nuk e kuptoj se çfarë satelitësh, këto deklarata absurde vijnë sepse parlamenti nuk guxon t’ja kthejë fjalën kryeministrit. Ne do të bëjmë të mundur shmangien e varfërisë apo do merremi me aeroporte, me rrugë. Qeveria bën aeroporte, janë për oligarkët, sepse janë të subvencionuar nga taksat e shqiptarëve, ne nuk na duhet krenaria falso.    

Pano Soko: Pagat nuk mbulojnë as minimumin jetik. Ne edhe ata para borxh që kemi marrë, është se kemi borxhe përherë e më shumë dhe njerëz përherë e më pak. Borxhi sa vjen dhe shtohet e kjo është tmerruese.