VIDEO/ Gjergj Luca i Edi Ramës: Kam qenë hajdut, Viktor Zhusti hajdut, Leka Bungo kryetar i shoqatës të k***e!

Degjeneron Gjergj Luca. 

Fjalor rruge, fyerje, por edhe sinqeritet, të paktën kur flet për veten e tij.

Biznesmeni mik me Edi Ramën i thotë vetes hajdut me plot gojën, duke treguar se në kohën e Enverit ka qenë i dënuar me burg për vjedhje. 

Por si të mos mjaftohej me kaq, biznesmeni qartazi në avujt e alkoolit ka folur edhe për të shkuarën e aktorit të mirënjohur Viktor Zhusti duke e futur edhe atë në të njëjtën gradë me veten e tij. 

Por kulmi i delirit të biznesmenit të favorizuar nga Edi Rama me koncesione multimilionëshe ka arritur ndërsa ka rezervuar një seri anatemimesh në adresë të kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, të cilin e kishte në tavolinë gjatë deliriumit të tij!...

E gjithë video që sjell SYRI nuk është një ngjarje e shkëputur nga leksiku i përditshëm i biznesmenit kontrovers Gjergj Luca. Vulgariteti dhe degradimi burrëror është pjesë autentike e tij.

Por shqetësues është që Luca dhe standardi i tij i komunikimit është shumë i afërt dhe i përkedhelur me tendera shtetëror nga kryeministri Edi Rama i cili në këmbim i përdor sistematikisht ambientet e biznesit Fish City të Gjergj Lucës në Elbasan në shërbim të aktiviteeve politike të PS-së e madje edhe për mbledhjen e fundit të dy qeverive Kosovë-Shqipëri që u zhvillua pak ditë më parë atje. 

***

Kujtojmë që me gjuhë denigruese Gjergj Luca iu drejtua edhe fermerëve të Lushnjes pak ditë më parë, të cilët protestonin si pasojë e mungesë së investimeve nga qeveria.

Fill pas qëndrimeve të Lucës dhe koncesionit që qeveria e Edi Ramës i firmosi duke i dhënë ekskluzivitetin e kapjes së peshkut ton në ujërat shqiptare, SYRI ka siguruar videon skandaloze të tij ku ai pranon vetë se ka qenë hajdut dhe për këtë është dënuar 3 herë gjatë regjimit komunist...