‘Grupimi Dhjetor ’90’, Ahmetaj: Jemi krijuar pas vrasjes së Azem Hajdarit, kur jeta vlente sa një plumb

I ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, anëtari i ‘Grupim Dhjetor ’90’ Bislim Ahmetaj ka rikujtuar momentet e para të këtij organizimi historik, i cili ka filluar pas vrasjes së liderit historik Azem Hajdarit.

Sipas Ahmetaj, miqtë e tij janë bashkuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të këtij vendi, në një kohë kur jeta vlente sa një plumb.

Bislim Ahmetaj: Po të shohim Shqipërinë e sotme, nuk ka ecur sipas atyre vizioneve, abjektivave që çliroi doktori në 1990. Kemi qënë të rinj dhe kemi menduar se shumë gjëra mund të bëhen për pak kohë. Por kemi harruar se Shqiëpria ka kaluar diktaturën më të egër në lindje dhe ju sollët fjalët e Les Valesit, por Shqipëria nuk është në Poloni. Polonia ka mbi 200 vjet që ka pasur universitet. Shqipëria vinte në demorkaci pas një diktature të rëndë. Çdo paralele që mund të heqim mes Shqiëprisë, Polonisë apo Hungarisë dhe Rumanisë së çausheskut, por edhe Rusisë së Stalinit, nuk janë të ngjashme me historinë tonë. Pse ka sot një ‘grupim dhjetor ’90’ është ndërtuar pasi kanë vrarë liderin historik Azem Hajdari. Miqtë e tij janë bashkuar për të mbrojtur jetë, jo më jetën e tij por të qytetarëve të këtij vendi. Dhe kemi bërë një procesion historik në atë kohë kur fluturonin plumbat sa nga bandat dhe sa nga shteti dhe jemi krijuar kur jeta vlente sa një plumb I marë nga depot e hapura në 1997. Kemi qëndruar sepse PD ka pasur nevojë për kontributet tona. Kemi qëndruar edhe si një aset historik. Po të kishim demokraci është e sigurtë që grupimi dhjetor ’90 do ishte një relike në arkivë. Por sic e pamë edhe sot demokracia në Shqipëri nuk është funksionale.