Nishani: Basha do të kujtohet si armik i demokracisë

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.

Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti,

Ai që asgjësoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë,

Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit,

Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje,

Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve,

Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës,

Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe ‘tregton’ pluralizmin,

Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë !

Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë