Edhe kryeministri britanik njofton bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit

Kryeministri britanik Boris Johnson ka shpallur një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

 

Edhe politikanët australianë do të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit gjithashtu.

Johnson tha se asnjë ministër i qeverisë së tij nuk do të shkojë në atë konkurs.

"Do të ketë vërtet një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit," tha Johnson, duke shtuar se një "bojkot i sporteve" nuk ishte politika e qeverisë së tij.

Bojkotin diplomatik të Lojërave të Pekinit, përveç Britanisë së Madhe, e shpallën edhe Shtetet e Bashkuara dhe Australia, për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga data 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin.