Basha: Ju kërkoj falje për ata që themeluan pluralizmin dhe PD-në, por partinë nuk e lëshoj

Kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha në aktivitetin “8 Dhjetori” përmes veprave të autorëve”, mes të tjerave tentoi që të siluronte Sali Berishën dhe të gjithë brezin e intelektualëve, të cilët u bënë protagonist të pluralizmit menjëherë pas protestave studentore të 8 Dhjetorit 1999.

Basha u kërkoi falje 17-20 vjeçarëve për “mentalitetin dhe frymën komuniste” të 31 viteve më parë, por që sipas tij ka mbetur ende brenda politikës.

Ai u zotua se ‘nuk do e lëshojë PD-në’.

“31 vite më vonë. Nuk ka më kohë për mua, për brezin tim sepse do të ishte mëkat i pashlyer ndaj 17-vjeçarëve dhe 20-vjeçarëve të sotëm të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona. Shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist. Të mënyrës së vepruarit, menduarit, linçimit të mendimit ndryshe, të vënies dorë në zgjedhje. Të atakimit të opozitarit si armik.

Kërkoj faljen si kryetar i PD-së dhe në emër të PD-së për të gjitha ato përgjegjësi, gabime e faje që mundësuan regjimin ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte aty ku ishte 31 vite më parë e zotohem para jush në këtë ditë të shenjtë se PD është në këmbë, e fortë. PD ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar. E kemi marrë nga dhjetoristët dhe nuk e dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”.