Vaksinimi i detyrueshëm/ Kryetarja e 'ligjeve', ngatërron ‘Green Pass-in’ me ‘Green Prasin’

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Kloditla Bushka është përfshirë në debate me kolegët e PD-së për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm ose siç njihet në Europë “Green Pass”.

Por gjatë shpjegimit deputetja e PS-së, ka bërë një gafë, teksa ka ngatërruar “Green Pass-in” me “Green Prasin”.

Nga radhët e PS janë shtuar zërat se qeveria duhet të bëjë me detyrim vaksinimin, ndërkohë që Fatmir Xhafaj është shprehur se duhen ashpërsuar masat.

“Ka indikator si matet sukses, në një shtet si Shqipëria kemi kurba që ndryshojnë nga muaji në muaj. Ne do të duhet të bëjmë më shumë që njerëzit të vaksinohen. Ne vaksinat i kemi, por kemi një problem me ndërgjegjësimin qytetar, patjetër hajde të gjithë të bëjmë çfarë duhet, ndoshta edhe masa drastike. Jam dakord me disa kolegë këtu, Sot Italia është  mbyllur e gjitha, askush nuk hipën në tren, nuk përdor transport publik, nuk hy në restorante e bare pa paraqitur Green Prasin, dy vaksina të bëra. Në 4 janar do i shohim dhe ne masat për kategori të caktuara.

Nëse popullsia e ka ende këtë nivelit të vullnet të ulët do të shohim të gjitha masat që të shkojmë më shumë.

Nuk është e vërtetë që vende të botës po hapen, se e kanë kaluar rrezikun, përkundrazi”, tha ajo.