Përfundojnë testimet e drogës në Vlorë, 15 efektivë rezultojnë pozitivë në rang qarku

Dy javë pasi është marrë vendimi që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultatet e para.

Testit i janë nënshtruar 115 efektivë të Vlorës nga te cilët 6 kanë rezultuar pozitivë. Për këta efektivë ka nisur  hetimi disiplinor.

Burimet bëjnë me dije se kane përfunduar testimet në DVP Vlorë. Nuk bëhen ende me dije emrat e efektivëve që kanë rezultuar pozitivë apo nëse ka kundërshtim nga këta persona.

Javën e ardhshme pritet që kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano të bëjë publike rezultatet zyrtare për testin e drogës të uniformave blu.

Numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në rang qarku në Vlorë mësohet se ka shkuar në 15 duke përfshirë bashkitë dhe komisariatet e policisë së qarkut Vlorë.