EMRI/ Spiuni merr në qafë lezhjanin, kapet me makinën plot me kanabis gati për shitje

Policia e Lezhës ka goditur një rast të trafikimit të drogës duke arrestuar një person, 24-vjeç.

I arrestuar në kuadër të operacionit Rrethi shtetasi eshte Vlash Shahini banues në fshatin Merqi.

Ai u kap duke transportuar në makinën e tij tip “Audi” në drejtim të Tiranës, 20 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike kanabis me qëllim shitjen.

Goditja është bërë pas informacioneve në rrugë operative. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje duke arrestuar disa persona.