Policia kufitare e Kakavijës gjen të vdekur në rrugë 68-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mengjes në Gjrokastër. Policia kufitare e sherbimit ka gjetur në rrugë një person pa shenjna jete.

Në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ja njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.