Dhëndri arrestohet ditën e dasmës, ja arsyeja
Një dhëndër është arrestuar në ditën e tij të dasmës në Turqi pasi mbante një armë gjahu të cilën ja kishte bërë dhuratë miku i tij.
Pas publikimit të fotove ku shfaqej dhëndri duke mbajtur armën, policia nisi punën.
Forcat policore morën në pyetje dhëndrin İ.M. dhe ndaloi O.İ.D., i cili i dhuroi pushkën.Policia ka konfiskuar pushkën ndërsa i ka dënuar secilin nga 944 lira (62 euro).
Gjithashtu, pronari i lokalit u dënua me 3469 lira (230) pasi nuk ka respektuar masat e epidemisë, si dhe ka nisur masa administrative për funksionimin pa licencë.