'Po djathi a lejohet?'/ E gjitha Britania ishte në izolim total, drejtuesit e Downing Street tallen me festën e fshehtë

Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë nën kritika pasi një video tregonte stafin e Downing Street duke bërë shaka për një festë të Krishtlindjeve të vitit 2020 që ndalonte mitingjet për kufizimet e COVID.

Videoja, e cila u zbulua në ITV News, tregon Allegra Stratton, në atë kohë zëdhënësja e Johnson, duke përsëritur përgjigjet që do të jepte në një konferencë për shtyp të martën, 22 dhjetor 2020.

Në vidoe Stratton dëgjohet duke thënë: "Festa ishte fantastike një takim pune, pa respektuar masat distancuese sociale".

Në atë kohë në Londër kishte kufizime të rrepta për shkak të krizës shëndetësore dhe ndalohej grumbullimi i më shumë se dy personave në ambiente të mbyllura.

Në video, Stratton u përgjigjet duke qeshur pyetjeve të kolegëve të saj që pretendojnë se janë gazetarë .

Oldfinld e pyet për raportet e një feste në Downing Street "të premten mbrëma".

Stratton përgjigjet: "Shkova në shtëpi" dhe më pas ndalon.

"A do ta miratonte kryeministri një festë Krishtlindjesh?", vazhdon Oldfield, me Stratton që pyet: "Cila është përgjigja?" ».

Një këshilltar tjetër i Johnson dëgjohet duke thënë: "Nuk ishte një festë, ne pimë verë dhe hëngrëm djathë", duke e bërë Stratton të qeshë dhe të pyesë: " A lejohen vera dhe djathi?".

Downing Street iu përgjigj videos duke theksuar se “nuk kishte festë për Krishtlindje . Rregullat për Covid-19 ndiqen gjithmonë”.

Një burim që foli për BBC konfirmoi, megjithatë, se një festë u zhvillua në Doëning Street më 18 dhjetor 2020, në prani të "disa dhjetëra" njerëzve.

Lideri laburist Kir Starmer ka kritikuar qeverinë britanike për sjelljen e saj "të turpshme".

“Njerëzit në të gjithë vendin ndiqnin rregullat edhe kur duhej të ishin larg njerëzve të tyre të dashur. Ata kanë të drejtë të presin që qeveria të bëjë të njëjtën gjë. Të gënjesh dhe të qeshësh me këto gënjeshtra është e turpshme”, tha ai.

Ian Blackford, kryetar i grupit parlamentar skocez SNP, tha se Johnson nuk ishte më i besueshëm dhe se duhet "të japë dorëheqjen menjëherë".

“Qeveria po shkel rregullat e veta për Covid-19 dhe më pas po tallet me videot mbi këtë temë”, tha Blackford për STV News.

“Është vërtetë e papranueshme dhe duhet të them, për fat të keq, se në bazë të kësaj sjelljeje ai duhet të largohet dhe duhet të largohet tani”, theksoi ai.

Qeveria duhet t'u përgjigjet pyetjeve serioze. “Dhe shpejt”, shkroi deputeti konservator Roger Gale në Twitter.

Një shoqatë familjesh që kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të Covid-19 denoncuan “sjelljen e njerëzve që mendojnë se janë mbi ne”.

"Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e trishtueshme dhe e turpshme është të dëgjosh shakanë e ekipit të Boris Johnson për thyerjen e rregullave që na imponuan, ndërsa të tjerët nuk mund t'u thonë lamtumirë të dashurve të tyre përveçse përmes një ekrani" nënvizon shoqata në njoftimin e saj.