Meta: Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Rinisë. “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!” thirri Meta duke ngritur lart simbolikisht dy gishtat në përshëndetjen e bërë jo nga Presidenca, por nga Parku i Liqenit Artificial.

Ndiqni urimin e bërë nga kreu i shtetit, edhe vetë një ish-student i lëvizjes studentore Dhjetor 1990.