Italiani gjendet pa jetë në dhomën e hotelit në Kamzë, ja dyshimet e para…

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Kamzë mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Mësohet se 71-vjeçari me iniciale A.S, është gjetur nga shërbimet e hotelit pa jetë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.