Këlliçi: Nesër si çdo vit në Qytetin Studenti, tek shtatorja e Liderit të Dhjetorit ‘90, Azem Hajdari

Deputeti i PD Belind Këlliçi i është bashkuar aktivitetit tradicional të njoftuar nga demokratët për 'Ditën e Rinisë' në '8 dhjetor'. 

Këlliçi ka njoftuar aktivitetin e nesërm të demokratëve për festën e ‘8 Dhjetor-it’, ku si çdo vit është zhvilluar në Qytetin Studenti, tek shtatorja e Liderit të Dhjetorit ‘90, Azem Hajdari.

Shihemi nesër në orën 12:00, si çdo vit në Qytetin Studenti, tek shtatorja e Liderit të Dhjetorit ‘90, Azem Hajdari’, shkruan Këlliçi në Facebook.