'Nuk jap dorëheqje'/ Manjani-Bashës: Mendoje edhe njëherë...partinë e ke humbur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës i cili përsëriti edhe sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen si kryetar i PD.  

Manjani këshillon Bashën që të mendohet edhe njëherë, ndërsa i kujton se partinë e ka humbur.

"Përndryshe të qoftë rruga e mbarë e suksese në jetë!", vijon Manjani. 

Postimi
Unë prap të them: Mendoje edhe njëherë!
Përndryshe të qoftë rruga e mbarë e suksese në jetë!
Partinë që drejtove e ke humbë sot, me njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë e përjetë…
Mendoje edhe një herë, Lul! Mos e lësho fjalën që ske këllqe ta mbash. Burri o e flet dhe e mba, o e bën dhe e ha… Qartësisht s’mbajte asnjë fjalë që ke thënë deri më sot. Asgjë!
Leri përrallat me beteja kundër rregjimit, se sa të jesh ti rregjimit veç i shtohet jeta. 
Si dash bëhet.