Spaho ironizon Bashën: Beteja sapo ka filluar...me mullinjtë e erës

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho ironizon deklaratat e Lulzim Bashës i cili sot në një intervistë televizive tha se nuk do të tërhiqet pasi beteja sapo ka filluar. 

Një shprehje e tillë nga Basha u përdor edhe pas humbjes së 25 prillit, por edhe pse kanë kaluar 7 muaj, asgjë nuk ka ndodhur. 

Spaho shkruan në rrjetet sociale se betejën Basha e ka me mullinjtë e erës, teksa ka 9 vjet që e çon PD-në nga dështimi në dështim. 

Postimi
Beteja sapo ka filluar...me mullinjte e eres. Kemi 9 vjet qe na con ne "beteja" por nuk dime perse luftojme dhe me ke luftojme. Luftrat e tua jane imagjinare deri ne qesharake. Kujdes me deklarimin qe je zgjedhur me 85% te votave te anetareve. Ka plot fakte dhe deshmitare. Nuk eshte 7×7=42.