Po kalonte rrugën, makina përplas 21-vjeçaren në Durrës

Një 21-vjeçare është përplasur nga një automjet në lagjen nr.4 në Durrës, teksa po kalonte rrugën. 

K.D ka mbetur e lënduar nga aksidenti dhe është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ajo u aksidentua nga një automjet me drejtues E.P, 22 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 07.12.2021., rreth orēs 16:00, në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore K. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.