Berisha: Të mërkurën në orën 12:00, takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka njoftuar takimin e radhës.

Me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se takimi do të zhvillohet nesër e mërkurë tek shtatorja e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti.

Njoftim!

Të mërkurën, dt. 8 Dhjetor, në ora 12:00, në Qytet Studenti, do të zhvillohet takimi dhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021!’