VIDEO-SYRI TV/ PD e Kurbinit, 80 % e delegatëve i bashkohen 11 Dhjetorit

Janë 80 për qind e delegatëve të Partisë Demokratike të degës së Kurbinit, ata të cilët kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.

Përfaqësuesit e PD-së së Kurbinit kanë publikuar edhe listën me emrat e delegatëve që kanë firmosur.

Sipas tyre, dega e PD-së së Kurbinit ka 131 delegatë dhe kanë firmosur 80 për qind e tyre.