Bastisje për vrasësin e nxënësve në Gllogjan: Policia gjen prova për fajde dhe bixhoz
Në vazhdën e hetimit intensiv që po realizohet për vrasjen e nxënësve në Gllogjan, Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.
Ndonëse nuk janë siguruar prova konkrete për identifikimin e autorëve të vrasjes së trefishtë, megjithatë Sinjali mëson se janë siguruar prova për veprat penale që lidhen me fajde dhe bixhoz, të cilat u janë transferuar Krimeve Ekonomike për hetim të mëtutjeshëm.
Mësohet se Krimet Ekonomike të mbështetura nga policia po zhvillojnë një operacion që ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave.
Pritet konfirmimi nga Policia e Kosovës.