EMRI/ Identifikohet gruaja që u gjet e vdekur në lumin Osum
Mëngjesin e sotëm një grua është gjetur e mbytur në lumin Osum në Berat.
Ndërkohë është identifikuar trupi i viktimës.
Ajo është Mahmude Çili 61 vjeçe, banuese në Velabisht, Berat.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë ku u gjetë e mbytur një shtetase në lumin Osum, nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor u bë identifikimi i viktimës M.Ç., 61 vjeçe, banuese në Velabisht.