Për çfarë do të mbahet mend 'Shpendi i Harvardit’?

Nga Mirsad Vitia. Një vështrim imi personal.

Të martën, më 7 dhjetor, Shpend Ahmeti dorëzon detyrën e tij tek kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama. Por, për çka do mbahet mend Shpendi i “Harvard"-it? Në kujtesën time ai do mbahet mend për dhe jo vetëm:

Shfrytëzimin e infrastrukturës organizative të Vetëvendosjes për të ardhur në krye të Prishtinës, viti 2013 dhe 2017. Për këtë edhe unë si plot bashkëaktivistë jam fajtor/meritor.

Dinakërinë e tij gjatë problemit të brendshëm në LVV, kur Albin Kurti veçse kishte vendosur të kandidonte për kryetar të organizatës tonë. Kujtoj se ai dhe Glauk Konjufca u ngarkuan për të ofruar zgjidhje se si të dilej nga ajo situatë. Por, në vend të zgjidhjes, ai vendosi që dinakërisht të dalë nga organizata duke ikur i fundit nga ata, më 7 mars 2018.

Orvatjen e tij për të themeluar parti të re bashkë me të tjerët që dolën nga LVV, ku pasi dështuan, shkuan në partinë e Kaqusha Jasharit, PSD. Përmes kësaj manovre provuan të futen në Kuvend duke përfunduar në listën e AAK-së në zgjedhjet e 2019-ës.

Dështimet e realizimit të 100 zotimeve të fushatës së 2017-ës. Sot, kur i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para se t'i mbaroj mandati, ai po ikën pa përfunduar shumë punë. Disa nga ato si në vijim:

Reforma e re e Transportit Publik

Përfundimi i Pishinës Olimpike

Renovimi dhe përfundimi i projektit të Pallatit të Rinisë

Themelimi dhe funksionalizimi i Spitalit të qytetit

Përfundimi i rrugës A

Përfundimi i ndërtimit dhe funksionalizimit të QMF-së në Veternik

Kioska të reja

Tregu i ri i Gjelbër

Tregu i ri i Ulpianës

Përfundimi i Parkingut te Fakulteti Filologjik

Përfundimi i Hartës Zonale

Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave

Kartela e Prishtinës për pagesa të shërbimeve të ndryshme

Largimi i shitësve ilegal ambulant nga hapësirat publike

Çdo vit nga 4 parqe rekreativo-sportive në lagje

Linjat dhe kontratat e reja me operatorët privat të transportit të udhëtarëve

Stacioni i ri Qendror i Transportit Publik

Programi "Rent a bike" dhe krijimi i Rrjetit Primar të Shtigjeve të Çiklizmit

Shtegu i Biçikletave Gërmi - Badovc

Shfrytëzimi i tokave për prodhim dhe vende të punës

Rregullimi i statusit të tregut të makinave

Banimi i përballueshëm për punëtorët e sektorit publik

Shkollë dhe Çerdhe të re në lagjen Veternik

Testime objektive në rekrutim të stafit arsimor

Muzeu Ibrahim Kodra

Galeria e qytetit

Salla koncertale - showbox

Funksionalizimi i teatrit të qytetit

Qendra Kulturore për të rinjtë - Ulpianë

Barazi në investime kapitale - 3 prioritete për çdo lagje

Përfundimi i 2 kolektorëve të kanalizimit - Mat & Kalabri

Reformimi i Kompanisë Regjionale Pastrimi që t'i përgjigjet nevojave të qytetit

Etj...

Një shërbyes publik i tillë do mbahet mend si shembulli më i mirë i një dështaku në politikë.

P.S: Vështrim imi personal