VIDEO-SYRI TV/ 70 % e delegatëve të PD-së Divjakë kanë firmosur për 11 Dhjetorin

Dega e PD-së së Divjakës ka publikuar emrat e delegatëve që i janë bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga demokratët.

Nënkryetari i PD-së së Divjakës, Ardjan Shurdhaqi ka lexuar edhe emrat e 70 delegatëve të degës që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij, 70 për qind e delegatëve të PD-së së Divjakës i janë bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kjo degë ka 97 delegatë dhe për 11 dhjetorin kanë firmosur 68 prej tyre.