VIDEO/ Telefonuesi anonim: Për mjekim të detyruar, pse s’e fut Ulsi Manja dhe Edvinin në burgun e Shën Kollit?!

Një telefonues anonim ka tërhequr vëmendjen mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, kur pyetjes së ditës nga moderatori Flavio Qarri “Kur do të kemi opozitë?”, ia ktheu përgjigjen me argumente të marra nga jeta e tij reale, diku në një qytet a fshat të panjohur të Shqipërisë. Ndiqeni opinionin e këtj qytetari shqiptar, i  cili i ndjek me interes zhvillimet politike në vend, si të lidhura drejtpërsëdrejti me jetën e tij, familjen, ekonominë.

"Kur do të kemi opozitë?!"

"Patjetër, ta shpjegoj unë. SHBA më 1964 kanë mbështetur grushtin e shtetit në Brazil nga frika e Bashkimit Sovjetik, që të mos vendosej përfundimisht socializmi. E të njëjtën gjë gabuan edhe në Shqipëri duke ndihmuar Edvnin që të mbante pushtetin. Se, po të donin ata që të nesërmen deklaruan “se mbaruan zgjedhjet, fitoi Edvini”, thoshin “nuk i njohim zgjedhjet” dhe menjëherë bëheshin zgjedhje të reja. Po të donin! E kështu ndihmuan Edvinin të kapte dhe Reformën në Drejtësi. Natyrisht, kush do ta dënojë atë?! Apo ata që i mori vetë në krye të sistemit të padrejtësisë?! Vër veshin: padrejtësisë! Dhe këto janë pasoja që do t’i vuajë shumë ky popull. Por kjo është edhe përgjegjësi e Partisë Demokratike, që ia la fushën të hapur Edvinit.

Tjetrën e kisha për këta 319 të burgosurit, nga burgu i Zaharisë i transferuan në atë të Shën Kollit. Ministri Manja, nejse, se ai duhet të ishte me ata të burgosur faktikisht, por është nga kjo anë tani, “ky është një premtim i mbajtur” thotë. Vër veshin: Këta ishin 319 me mjekim të detyruar! Me mjekim të detyruar, 319 vetë! Po pse s’i bën 320, të fusë edhe Edvinin brenda?! Me mjekim të detyruar - se kështu ai nuk mjekohet. Tani që u kthye nga Nju Jorku, ta fusin në Shën Koll si dhe ata!

Kemi dhe një problem tjetër: 213 banorëve të fshatit Moravë në Kuçovë iu morën tokat, iu kërkojnë tokat dhe nuk iu japin çmimin që u takon. Po mirë, dakord! Më jep çmimin që më takon dhe vate! Po ç’bëjnë këta tani?! Bëjnë protestë! Me të drejtë! Po këtë protestë duhet ta kishin bërë më 25 Prill. Jo morën 30-40 mijë lekë për votim dhe tani u kërkojnë hesap. Kujt i kërkojnë hesap?! Ti nuk e ke zgjedhur atë, se atëherë ne bëmë shitblerje. Ti shite votën - unë të dhashë lekët dhe u lamë! S’kam ndonjë detyrim kundrejt këtij populli.  S’kam ndonjë detyrim - mbaroi! Kjo është! Ndaj duhet të mendohet mirë ky popull kur voton një herë në katër vjet. Ishallah e bëjnë më shpejt xhanëm!

Tani është shumë interesant dhe një fakt. Shumë diplomatë kërkojnë të vijnë në Shqipëri, ambasadorë. Po pse duan të vijnë në Shqipëri?! Që t’u pasurohet CV-ja e tyre profesionale? Apo CV-ja nga ana buxhetore?! Jo, se ka dy CV. Tani edhe kjo CV-ja e shoqes Kim është plot nga ana financiare, ma ha mendja, se nga ana tjetër ajo është ministre e Propagandës, siç qe ai, Tadiçi me Millosheviçin. Ajo është krejt siç ka qenë ai. Edhe kjo është ministre e Propagandës! Jo se jemi kundër Amerikës, ore! Jemi me Amerikën! Po të marrësh anën e social-komunistëve, nuk shkon!”/ar/sh/SYRI.NET