Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Elbasan-Librazhd.

Burime nga policia thanë se, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rrëpirë.

Ende nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Mengël.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia me të cilën udhëtonte makina dhe lagështira në rrugë.