EMRAT/ Shiste drogë me gruan dhe dashnoren, dënohet grupi shqiptar

Një rast i rrallë u regjistrua në një gjykatë në Itali.

Sipas gazetës italiane ‘Il Resto del Carlino’, një shqiptar u dënua me 4 vite e 2 muaj burg pasi shiste kokainë.

Mario Beqiraj e kishte kthyer këtë në një biznes familjar, ku kishte përfshirë gruan e tij, Manuela Beqiraj.

Kjo e fundit jetonte në Rimini bashkë me tre fëmijët.

Por në biznesin e shpërndarjes së kokainës ishte e përfshirë edhe dashnorja e Marios, që jetonte në Pesaro.

Gruaja e Marios u dënua me 2 vite burg me procedurë të shkurtuar. Ajo është në arrati dhe mendohet se ndodhet në Shqipëri.

Edhe dashnorja kishte kërkuar një gjykim të shkurtuar. Përpara gjykatës ka dalë edhe vëllai i Marios, Albano, bashkë me gruan e tij.

Në bandën e ‘familjes fantastike’ ishte përfshirë edhe një italian, që u dënua me një vit burg.