Dhuna në këtë shtet ka arritur kulmin, qindra ushtarë patrullojnë plazhet për të mbrojtur turistët

Në shtetin Quintana Roo,Meksikë ku dhuna dhe përplasjet mes bandave janë përshkallëzuar së fundmi, janë marrë masa të reja. 

Për të mbrojtur pushuesit në plazhet e Kankunit, i cili është i 'përmbytur' me turistë nga brenda Meksikës dhe nga e gjithë bota, garda kombëtare meksikane ka forcuar kontrollin.

Pasi dy turistë humbën jetën në përleshjen mes dy bandave në Tulum, autoritetet shtuan masat e sigurisë dhe njoftuan se do të vazhdojnë të luftojnë krimin e organizuar.

Rreth 1500 ushtarë patrullojnë zonën.

 Agjencia e lajmeve Reuters publikoi fotot e forcave të sigurisë, të cilët ndodheshin në patrullë  të armatosur rëndë, mes pushuesve që shijonin detin, rërën dhe diellin .

Udhëheqësi meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha:

"Incidente të tilla nuk duhet të përsëriten. Ushtarët e dërguar në rajon do të qëndrojnë në rajon dhe do të mbrojnë zonat turistike në veçanti."

Në vendin ku kartelet e drogës janë intensive dhe konfliktohen me njëri-tjetrin çdo vit, në vitin 2021 deri në shtator kanë humbur jetën nga këto konflikte 21 495 persona. 

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto akte dhune vdesin mesatarisht 2400 persona në muaj.