VIDEO - Berat/ Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum

Mëngjesin e sotëm një grua rreth 70-vjeç është gjetur e mbytur në lumin Osum në Berat.

Ndërkohë mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë nxjerrë trupin e saj nga lumi.

Ende nuk është mësuar identiteti i saj apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ja njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe.

Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.