EMRI/ Aksidenti me vdekje në Torovicë, arrestohet disa orë pas ngjarjes shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor, 71 vjeç. Drejtuesi i mjetit ka qenë një 26-vjeçar, i cili ka braktisur makinën, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që është arrestuar pak më vonë nga policia. Shoferi i ndaluar është  Mark Doshi.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.