Zyrtarisht, Përparim Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Prishtinë - Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e emërimit të Kryesisë së re të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ndërkaq, në orën 10:30, do të bëhet edhe transferimi i detyrës së kryetarit të Prishtinës tek i zgjedhuri, Përparim Rama.

Rama u zgjodh kryetar i kryeqytetit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajt më 14 nëntor, duke e mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.