Zgjedhjet në PD, Genc Pollo: Isha kundër Bashës, në 13 qershor votova Edith Harxhin

Ish-ministri demokrat Genc Pollo, në intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se kë ka votuar në garën e brendshme për kryetar të PD-së.

Pollo theksoi se ka qenë kundër Bashës dhe se më datë 13 qershor ka votuar për Edith Harxhin.

Çim Peka: Mediat pranë Ramës, ditën që nisi përplasja mes Berishës dhe Bashën, nisën që të artikullojnë mundësinë e rikthimit tuaj, duke iu vlerësuar shumë politikisht. Pasi iu u rreshtuar me Foltoren, nisi sërish sulmi ndaj jush. Çfarë iu bëri që të bashkoheni me Foltoren dhe jo të ishit protagonist vetë? Nuk josheni nga ato që thonë mediat pranë Ramës?

Genc Pollo: Nuk joshem nga asnjë lloj fuqie mediatike, nëse nuk përputhet me mendimin tim. Jam sot me Foltoren se është mundësia e vetme për të vendosur një Parti Demokratike në opozitë, por serioze dhe të besueshme në opozitë. Do shumë punë që të fitojë në zgjedhje. Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë pas 25 prillit, se duhet projekt i ri në PD që të jemi të besueshëm sërish. Më kanë thënë si servil i Bashës etj. Unë kam votuar për Edit Harxhi, pata hezitim për Kadillin, që artikuloi ide të mirë, të gjithë e ndjenim që nuk kishin shanse për të fituar, por ishte në idenë time për projekt të ri. Të gjithë u bashkuan me Foltoren e Berishës, që ndodhi pas ngjarjeve që ne e dimë. Ne në PD duhet të falënderojmë Berishën për Foltoren, që mori iniciativë që të ndryshojë PD-në.