Genc Pollo: Basha cilësohej 'delfini' i Berishës, Topalli dhe grupi tjetër nuk e duronin

Genc Pollo ka një shpjegim se pse disa grupe në Partinë Demokratike nuk e shihnin me sy të mirë Lulzim Bashën. 

Kritikët, Basha i largoi nga PD një nga një. 

Pollo rrëfeu në 'Çim Peka Live' se Basha cilësohej si 'delfini' i Berishës dhe kjo bënte që ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli dhe një grup tjetër, mbështetës të Sokol Olldashit, të ishin kritikë ndaj tij. 

Çim Peka: PD në historinë e saj, ka pasur profile shumë të larta në kupolën drejtuese, ndryshe nga e majta që është rrethuar me dy tre emra. Por, akuza kryesore që i bëhet Sali Berishës është se ai e bëri Bashën kryetar. Sigurisht që ai e mbështeti dhe ky nuk është sekret. Por e marrim me radhë. E bëri Sali Berisha apo Genc Pollo me lëvizjen e 99-tës, Bamir Topi pasi u bë president dhe që më shumë luftoi për Ramën e kundër PD-së apo ngutja e zonjës Topalli për të qenë pasuse krijonte konflikte për të qenë korrekt ia hapën rrugën një profili anonim si zoti Basha, njohur vetëm me dhurata nga PD për të qenë kryetar partie. A mos ia hapët ju rrugën zotit Basha duke qenë se padurimi për të qenë lider të PD erdhi në momentin që ngeli vetëm zoti Basha?
Genc Pollo:
Çështja është shumë komplekse dhe nuk ka vetëm një buton që ta jep efektin. Unë jam larguar e jam rikthyer në kohën që Basha perceptohej si 'delfini' i Berishës dhe ngjallte reagime të paduruara nga figura të tjera si Jozefina Topalli apo grupi që përkrahu Sokol Olldashin në garën për kryetar. Ishin rivalitete normale në një forcë politike. Mënyra si u zhvillua karriera e Bashës, u la të kuptohej se “delfini”, në kuptimin trashëgimtari politik ishte ravizuar. Pastaj të gjithë aty ishim, e të gjithë kemi dhënë nga një dorë për mirë apo për më pak mirë.