Agim Nesho: 'Foltorja' e SHBA arriti dy qëllime kryesore, Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik

Diplomati Agim Nesho tha në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv se 'Foltorja' e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës arriti dy qëllime kryesore. 

Sipas tij, mesazhi që u përçua ishte i qartë, Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik si dhe kundërvënia për një vendim të padrejtë siç është shpallja non grata në mungesë transparence

"Foltorja me Amerikën arriti dy qëllime kryesore. Mesazhi shumë i qartë i Foltores dhe doktor Berishës që asgjë nuk do të ndryshojë nga politika dhe e ardhmja. Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm si për qyttarët shqiptarë, diplomacinë amerikane ashtu edhe shqiptaro-amerikanët atje. 

Së dyti, kjo është një formë e rikrijimit të një diplomacie e kundërvënies të atyre veprimeve që janë bërë të gabuara në Ballkan dhe në Shqipëri. Që nga non grata e Berishës, mungesa e një transparence, mungesa e një barazekuilibri mes forcave politike. Nëse ishte një iniciativë antikorrupsion në lidhje me Ballkanin nuk ishte njeriu që duhet dhe përfaqësonte këtë gjë, aq më tepër kur kemi një pushtet kleptokrat që ka tejkaluar parametrat", tha Nesho.