VIDEO/ Lleshi nga SHBA: Foltorja një mrekulli. Sali Berisha do ta rithemelojë PD-në në 11 Dhjetor

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, aktivisti dhe ish-Kryetari i Bashkisë Burrel, Skënder Lleshi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe foltoren e SHBA-së.  

Sipas Lleshit, theksoi se vendimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ishte një puç politik dhe se kthimi i tij në SHBA virtualisht ishte një mrekulli.

Lleshi u shpreh se është i bindur se në 11 Dhjetor, Sali Berisha do ta rithemelojë Partinë Demokratike.

Ferko: Çfarë ju bëri që të merni pjesë në foltore, pse merrni pjesë?

Lleshi: E para është se gjatë kohës kur kam jetuar në Shqipëri kam qënë pjesë e PD dhe drejtues i pushtetit vendor, si Kryerar i Bashkisë Burrel për dy mandate dhe kemi lënë atje pjesën më të mirë të jetës dhe ndihemi tepër keq kur shohim situatën politike ekonomike sociale në e cila keqësohet.

Kjo situatë ka fajtor dhe kryesori është ai që ka drejtimin e shtetit por edhe forcat politike janë fajtore, jo drejtpërdrejtë por kanë fajin e tyre.

Ne duam më të mirën për vendin tonë dhe shpesh herë them pse gjithë ky ngërç i madh, pse Shqipëria nuk bëhet dot një Amerikë e vogël me gjithë ato resursve, me ato bukuri që ka. Gjërat nuk rrjedhin ashtu siç duhet. E ndaj, ne jemi disi më të ndjeshëm mbase sepse nuk jetojmë atje. Ju aty jeni tepër të ngatkuar me të përditshmen e Shqipërisë. Ne kur e dëgjojmë nuk është se rrimë duke ndjekur zhvillimet atje por kur e dëgjojmë bëhemi jashtëzakonisht të ndjeshëm, pse duhet të ndodhin këto gjëra pas 30 vitesh demokraci kur bota po ecën me shpejtësi marramendësi para ndërsa Shqipëria po bën gjithnjë e më shumë hapa prapa.

Ajo foltore ishte një mrekulli sepse ajo bëhej në SHBA dhe se Sali Berisha po kthehej vizualisht pas puçit që i’u bë. Vetëm puç politik mund të quhet, e kam thënë me miqtë e mi që Sali Berishën nuk e akuzoj kurrë për hajdut dhe imoral. Edhe ai ka defektet e veta se është njeri dhe ka defektet e veta që i ka pranuar edhe vetë.

Unë i’a di karakterin atij njeriu, karakter i një burri jashtëzakonisht të fortë dhe ai i përbahet asaj që thotë. Ia thashë edhe në foltore dje se gabimet e tua u bënë pas tentove ti rrije fjalës së tij në 2013 se nuk kthehem më kurrë në politikë.

Doktori ka harruar se në politikë ‘never say never’ nuk ka vend. Dhe ja tani shoqëria shqiptare e thirri sërish në skenën politike.