Zyrtare/ Egnatia prezanton trajnerin e ri

Pas largimit të Gugash Maganit nga pankina e skuadrës në fundjavën e kaluar, klubi ka vendosur t’i besojë Zekirija Ramadanit drejtimin, me shpresën që ky i fundit do ndryshojë ecurinë e ekipit.  

Pas një aventure të suksesshme në Kosovë, rikthehet të drejtojë një skuadër në elitën e futbollit shqiptar. Ka qenë vetë presidenti i Egnatias që ka prezantuar trajnerin e ri.