Shqiptari në mëngjes e mbajti në krah gruan dhe në mbrëmje e mbyti

Në mëngjes ai ka postuar në faqen e tij personale në Facebook një foto me gruan e tij në krahë dhe në mbrëmje i ka marrë jetën me duart e tij.

Miqtë dhe të afërmit online të çiftit janë tronditur si në Greqi ashtu edhe në Elbasan, prej nga vijnë dy protagonistët e ngjarjes së rëndë, pasi nuk mund ta besojnë se ndërsa në mëngjes kanë shkruar urime plot dashuri për jetën e tyre së bashku, pak orë më vonë u njoftuan për fundin e tmerrshëm të 36-vjeçares.

Madje, çifti gjatë gjithë ditës i është përgjigjur me shumë gëzim këtyre mesazheve, me pasojë asnjëri prej tyre nuk e ka kuptuar se mes tyre ka pasur diçka të keqe.

E njëjta gjë ndodh edhe në profilin e djalit 11-vjeçar të familjes në Facebook , i cili në të njëjtën ditë ka bërë dy postime. 

Në të parën ai ka postuar një foto të përqafimit me nënën e tij dhe pak më vonë një foto tjetër të përqafimit me të atin.

''Kanë qenë dhjetë vjet të martuar, kanë qenë njerëz të qetë – Fëmijët i kemi marrë'', thotë vëllai i viktimës  

Vëllai i 36-vjeçares fatkeq ka folur për mediat vendase për ngjarjen tragjike.

 “Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar në punë bashkë. Ne shkuam dje në lokal për të pirë një filxhan çaj dhe në orën 8-8:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptonin asgjë. Ata ishin të martuar për dhjetë vjet, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë, i kemi sjellë këtu”.