VIDEO-SYRI TV/ 60 % delegatëve të PD-së së Përrenjasit i bashkohen 11 Dhjetorit

Partia Demokratike e Përrenjasit ka bërë publik emrat e delegatëve që i janë bashkuar Kuvendit të Demokratëve në 11 dhjetor.

Sipas përfaqësuesit të demokratëve të Përrenjasit, Arjanit Leka Kuvendit të 11 dhjetorit do ti bashkohen edhe delegatë që nuk kanë firmosur.

Sipas tij, dega e PD-së së Përrenjasit ka 62 delegatë dhe 37 prej tyre kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në llogaritje i bie që 60 për qind e delegatëve të Përrenjasit do ti bashkohen 11 dhjetorit.