Testi i drogës në Polici/ Hajdarmataj: Efektivët që dalin pozitiv mund ta dërgojnë çështjen në gjykatë

Të gjithë efektivët që do të rezultojnë pozitiv në testin e drogës nuk do të jenë pjesë e radhëve blu.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka marrë në duar rezultatet e para të të testit të drogës ku disa prej efektive kanë rezultuar konsumator të lëndëve narkotike.

Për pasojë atyrëve ju kanë nisur të bëhen gati letrat për përjashtim pasi nuk do të jenë pjesë e uniformave që paguhen për të pasur nën kontroll sigurinë e vendit.

Nga analizat e para siç raportojnë mediat shqiptare rezulton se në 6 komisiaratet e Tiranës plot 11 policë kanë dal pozitiv.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë prej tyre duke argumentuar se kemi të bëjnë me një gabin nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizmin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50-60 vjeç ndaj dhe në kundërpërgjigjen e tyre kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim që përdorin drogë.

Javën e ardhshme do të jetë dhe konferenca pë prezanitimin e rezultateve të testit të drogës.  

Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Arben Hadërmataj ekspert i çështjeve në polici.

Dori: Cili është komenti i juaj në lidhej me publikimet e para jo zyrtare me përfundimin e testit të drogës. Priten rezultatet e para këtë javë por disa media kanë bërë disa publikime paraprake që kanë dhënë një shifër prej 11-12 oficerësh policie të cilat pas testimit kanë rezultuar përdorues të drogës.

Hajdarmataj: E kam parë urdhrin e Drejtorit të Policisë që në mometet e para që ka dalë në qarkullim. Parimisht nuk është që unë jam kundër tesit të drogës por kam qënë pak skeptik për mënyrën se si po organizohet dhe bazën ligjore.

Flavio: Një tjetër gjueti shtrigash

Hajdarmataj: Ndoshta përafërsisht siç thoni ju, por kjo sipas mendimit tim është një çështje shumë sensititve përsa i përket efektiva të Policisë. Sa më transparent që të bëhet ,sa më e kopsitur nga ana ligjore që të bëhet, aq më efekt jep ndoshta dhe tek besueshmëria e publikut për uniformat e policisë. Një gjë e tillë ka efekte të mëdhaja edhe psikologjike ose ka njëfarë trysnie psikologjike tek strukturat e Policisë së shtetit ose i vënë përpara asaj ore si po dalin rezultatet dhe vetë faktet që këto kontestimet e fundit të policëve e tregojnë një gjë të tillë. Por unë kam qenë skeptik për faktin: që në fund të fundit ka një gjë. Në qoftëse një punonjës policie ka konsumuar një cigare hashash është dilema nëse vërtetë ky është përdorues i drogës apo thjesht është gjetur në një moment të tillë, e para. E dyta mënyra se si është bërë, është një urdhër me tetë pika nëse nuk gabohem i referohet neni i Policisë së shtetit i cili ai nen realisht është për shkollimin policor, pra thotë domethënë kandidati që do të jetë për shkollën e Policisë duhet të jetë e mirë nga ana shëndetësore, i referohet  dhe disa neneve të rregullores policisë, por duhet të jetë specifik. Në qoftëse se kjo fushatë përvec faktit sensibilizues deri dhe në sensin praktik baza ligjore duhet të jetë shumë e kopsitur, ndoshta për mendimin tim duhet të ketë dhe një nen të posacëm teknik. Si e shpërblejmë një laborator privat që bën të gjitha analizat e Policisë. Edhe këta 11 që flitet që kanë dalë në test si përdorues të drogës të gjithë kanë të drejtë ta dërgojnë çështjen në gjykatë sepse çfarë garancish ka ky laborator ? Pse ky laborator ka bërë një marrëveshje me Policinë e shteti dhe jo një laborator tjetër?