Krimi në Greqi/ Ky është shqiptari që mbyti gruan e tij, detaje të reja

Lakonia është ende e tronditur nga vrasja e 36 vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave greke autori është 40 vjeçari shqiptar me inicialet X.F i cili ka mbytur gruan e tij dhe më pas ka telefonuar autoritetet greke.

“Hajdeni, unë vrava gruan time’ thuhet se janë fjalët e tij të para.

Sipas informacioneve, pas vrasjes mizore të gruas fshihet xhelozia patologjike e autorit i cili ishte i bindur se gruaja e tradhtonte. 

Kjo është pohuar edhe në polici pas tragjedisë.

“Isha i inatosur kur më ofendoi, e kapa për fyti dhe e mbyta. Isha i hutuar’ thuhet se i ka thënë policisë 40 vjeçari.

Dëshmitarët janë shprehur se të dielën mbrëma çifti është shqiptar është gindur ashpër ndërsa dy fëmijët flinin në dhomën tjetër.

Gjatë grindjes situtaa ka agravuar dhe 40 vjeçari ka mbytur bashkëshorten etij dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Kur policia mbërriti në shtëpi, e gjeti gruan të vdekur në shtrat ndërsa ai ishte ulur pranë saj. 

Në akuzat e para, 40-vjeçari theksoi se janë grindur pasi 36-vjeçari ka dashur ta linte.

Sipas  z John Koutsotheodori , president i komunitetit Vlachioti çifti kishte tre vite që jetonin në zonën e Vlachiotis dhe ata merrershin me bujqësi.

‘’Punonin vazhdimisht dhe rrallë dilnin në fshat. Ata nuk ishin shumë të shoqërueshëm. Së fundmi në fshat jeton edhe vëllai i gruas fatkeqe, e cila ka marrë fëmijët nga dje. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia” është shprehur Koutsotheodori.

Sipas asaj që është bërë e ditur, autori nuk i kishte precendent penal të mëparshëm, ndërsa gruaja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje.