Kërkohej për drogë në Greqi, shqiptari tenton të arratiset në atdhe, por…

Një trafikant droge shqiptar është arrestuar nga policia greke.

Ai ishte në kërkim nga policia në vendin fqinj dhe tentoi që të arratiset në atdhe, por planet e tij u prishën sapo mbërriti në Follorinë.

Oficerët konstatuan se në ngarkim të 51-vjeçarit që mbërriti në doganë kishte një urdhër arresti për trafik droge.

Shqiptari u prangos dhe u dërgua në burg.