Serie A/ Juventus bën detyrën ndaj Genoas, ngjitet në vend të pestë

Juventusi ka bërë detyrën sot ndaj Genoas duke mundur me shifrat 2-0 për t’u ngjitur në vendin e pestë në Serinë A.

Skuadra bardhezi dominoi përballë ekipit të drejtuar nga Andri Shevçenko që gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit, edhe pse për të kaluar në avantazh iu desh një gol i rrallë.

Cuadrado shënoi direkt nga goditja e këndit për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e cila krijoi traste të tjera, por e kishte të vështirë të gjente përsëri rrjetën.

Gjithsesi, pak minuta para fundit të sfidës erdhi edhe goli i Dibala, i cili vulosi fatin e ndeshjes dhe i dha tre pikë Juventusit që barazoi Fiorentinën në kuotën e 27 pikëve në pozicionin e pestë.

Bardhezinjtë për momentin nuk duken të përfshirë në luftën për titull që zhvillohet mes katër vendeve të para, pasi ka 7 pikë diferencë nga Atalanta që mban vendin e katërt.